KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetarët e Kosovës nisin të paguajnë për qeset e plastikes, krijohen paqartësi rreth Udhëzimit Administrativ
Ekonomi

Qytetarët e Kosovës nisin të paguajnë për qeset e plastikes, krijohen paqartësi rreth Udhëzimit Administrativ

Kosova News
Kosova News 11:27 -23/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët në Kosovë kanë filluar të paguajnë për qeset e plastikes, por disa prej tyre kanë shumë paqartësi lidhur me Udhëzimin Administrativ për ndalimin e qeseve të plastikës, i cili ka hyrë në fuqi që nga data 29 shtator të këtij viti.

Disa qytetarët kanë dërguar fotografi duke treguar se po paguajnë për qeset e plastikës, por që disa markete po vendosin logot e tyre, gjë kjo e cila bie në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjithashtu, ata thonë se nuk dinë se cilat qese janë pa pagesë, pasi Udhëzimi Administrativ parasheh se pagesa të bëhet për qeset që peshojnë nga 25 deri 50 mikron.

Konsumatorët po paguajnë nga 5 centë për qeset e plastikes.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, para disa ditësh kishte ftuar qytetarët që të reduktojnë përdorimin e qeseve të plastikes.

Në njoftimin e bërë për media, Aliu kishte shkruar se ndalohet vendosja e llogos, markës tregtare, slloganit, emrit të prodhuesit ose shitësit në qese plastike.

“Ndalohet prodhimi, importi dhe shitja në treg e qeseve plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza me trashësi nga zero (0) deri në njëzetepesë (25) mikron. Ndalohet prodhimi, importi dhe shitja në treg e qeseve plastike mbajtëse të okso-degradueshme. Ndalohet vendosja e: llogos, markës tregtare, slloganit, emrit të prodhuesit ose shitësit, në qese plastike mbajtëse me peshë të lehtë me dorëza prej njëzetepesë (25) deri pesëdhjetë (50) mikron”, ka pohuar ministri.

Ministri kishte deklaruar se ky është vetëm hapi i parë i një serie masash që do të ndërmarrin për reduktimin e qeseve të plastikës, përfshirë këtu kontrrollet që do të ushtrohen nga një sërë institucionesh në javët në vijim.

Udhëzimi Administrativ ka për qëllim nxitjen e riciklimit dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë e mjedisit në vend.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të marrë sqarime shtesë rreth Udhëzimit Administrativ për qeset e plastikes./telegrafi

Gjithashtu lexoni:

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kosova News 23/10/2023 23/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?