Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë së Francës për Ballkanin, Rene Troccaz.
Pas takimit në një deklaratë në platformën X, Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.
“Kontributi dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen lart. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar ai.
Met w/Special Envoy @troccazrene, where we covered and discussed a range of topics. The contribution and commitment of France in the region is highly appreciated. Looking forward to further strengthen our ties and relations. pic.twitter.com/wMKRZ0GRaf
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 20, 2023


