KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lidhja e Historianëve reagon ashpër ndaj “Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame”: Është propagande fetare dhe nxitë urrejtje
Politikë

Lidhja e Historianëve reagon ashpër ndaj “Lëvizjes për braktisjen e Fesë Islame”: Është propagande fetare dhe nxitë urrejtje

Kosova News
Kosova News 20:18 -21/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka kritikuar ashpër “Lëvizjen për braktisjen e Fesë Islame”, duke e akuzuar për propagandë fetare dhe nxitje të urrejtjes.

Në Deçan formohet lëvizja për braktisjen e fesë islame

Përmes një reagimi zyrtar, Lidhja e Historianëve është shprehur e shqetësuar duke thënë se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime e të drejtë përzierje prej dikujt tjetër.

“Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjalë është keqpërdorur nga organizatorët dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashmë ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimin ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashmë global” thuhet mes të tjerash në reagim.

Ky është reagimi i plotë:

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon dhe shpreh shqetësimin e saj në lidhje me një organizim të ditës së djeshme, ku persona tashme të njohur edhe për publikun, kanë manifestuar duke nxitur urrejtje deri në mos durim në një aktivitet me qëllime propagandimin fetarë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekon se e drejta e besimit fetare, në cilën do prej feve është e drejtë personale e pa imponime dhe pa të drejtë përzierjes tjetrit në drejtën e tij. Feja asnjë here as tash e as në të kaluarën dhe as në të ardhmen nuk do të i ndaj shqiptaret. Jemi një kombi me tri fe: islame, katolike e ortodokse.

Duke pasur parasysh që të drejtat themelore të gjithsecilit qytetar të Republikës së Kosovës janë të garantuara me Kushtetutën e vendit tonë, dhe duke ditur se aktivitete e tilla ku behet thirrej për urrejtje fetare deri në mos durim, janë në kundërshtim me parimet fondamentale të Kushtetutës tonë dhe aktet ligjore të vendit tonë. Andaj, duke pasur për bazë ketë, ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të nise hetime ndaj organizatorëve të tubimit të djeshëm të mbajtur në Deçan në të cilin është përçuar mesazh i urrejtës nder fetare, mos durimit dhe thirrjeve kundër një komunitetit të caktuar fetar.

Në bazë të informatave që tashme ne i disponojmë, manifestimi në fjale është keqpërdorur nga organizatore dhe si i tillë hedh dyshime për prapavijën e tij, kur tashme ka edhe reagime nga të pranishmit që janë manipuluar në emër të thirrjes për manifestimi ku do të flitet për “terrorizmin” si problem tashme global.

Duke marrë për bazë që qetësia dhe harmonia mes tri besimeve (islame, katolike e ortodokse) tek shqiptaret i ka tejkaluar bashkëjetesën shumë shekullore, rasti i djeshëm në Deçan dhe aktivitetet e tilla assesi nuk do të mund të prishin harmonin nder fetare në Kosovë e me gjere.

Kjo iniciative e thirrure në emër të një ashtuquajture “Lëvizje: Braktisja vullnetare e fesë islame”, nuk është asgjë me shumë e asgjë me pak se sa thirrje dhe nxitje urrejtës mes komuniteteve të caktuara fetare në Kosovës. Për këtë kjo është e papranueshme dhe e dënueshme.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tubimet e tilla, pa marre parasysh thirrjet që behën kundër një komunitetit të caktuar fetare, janë të dëmshëm, sidomos tashme kur në Kosovë kemi një klime të re në të gjitha sferat e jetës.

Kosova, ka legjislacione dhe rregulla që manifestimet e tilla mund të kryhen nëpër objektet e kultit të gjithsecilit besim fetare dhe assesi të kryen në vende publike dhe të manipulohet me masa të gjera të shoqërisë sonë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?