KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gaza, lejohen kamionët e parë me ndihma
Botë

Gaza, lejohen kamionët e parë me ndihma

Kosova News
Kosova News 20:02 -21/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

20 kamionët e parë me ndihma kanë kaluar në Rripin e Gazës përmes vendkalimit kufitar Rafah mes Gazës dhe Egjiptit. Menjëherë më pas, vendkalimi është mbyllur edhe pse sekretari amerikan Blinken ka kërkuar që vendkalimi të mbetet i hapur. Sekretari i OKB-s, nga Samiti i Paqes në Egjipt ka dënuar dërgimin e ngadaltë të ndihmës për dy milionë palestinezët në Gazë.

Kamionët e parë me ndihma humanitare, që nga 7 tetori, kanë kaluar nga Egjipti në Gazë nëpërmjet vendkalimit kufitar Rafah. Njëri nga kamionët bartte arkivole. Kjo ndihmë, në terren do të shpërndahet nga personeli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Këtë ndihmë që tashmë ka hyrë në Rripin e Gazës, OKB e ka quajtur “një pikë uji në oqean” duke e krahasuar me nevojën që duhet të dërgohet. Në këta kamionë ka ushqim, ujë dhe ilaçe, por jo edhe karburante.

Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur lejimin e kamionëve me ndihma për të kaluar në Rripin e Gazës ndërsa sekretari amerikan Antony Blinken  gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha palët që ky vendkalim kufitar të mbetet i hapur për të mundësuar kalimin e ndihmës. Megjithatë, menjëherë pas kalimit të këtyre kamionëve, vendkalimi kufitar është mbyllur përsëri.

Ndërsa në Egjipt, presidenti Abdel Fattah El-Sissi është nikoqir i një samiti të quajtur i Paqes ku janë mbledhur liderët rajonal për të diskutuar përshkallëzimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Pjesëmarrës në këtë samit ishte edhe sekretari i OKB-s, Antonio Guteresh, i cili e ka dënuar dërgimin e ngadaltë të ndihmës në Gazë. Në njërën anë kam parë qindra kamionë të ngarkuar me ushqim dhe furnizime tjera, në anën tjetër në anën tjetër janë rreth 2 milionë njerëz pa ujë, ushqim, rrymë, karburante dhe ilaqe. Kamionët të ngarkuar plot në njërën anë, stomakët e zbrazët/bosh në anën tjetër, ka thënë Guterres.

Në mesin e pjesëmarrësve në samit ishte, përveç sekretarit të OKB-s, edhe presidenti i autoritetet palestinez Mahmud Abas, mbreti Abdullah i Jordanisë, sheiku Mohammed bin Zayed nga Emiratet e Bashkuara Arabe, mbreti i Bahrainit, sheiku i Katarit, princi i Kurorës i Kuvajtit, ministri turk i Punëve të Jashtme, kryeministri irakian, kryeministri i Spanjës, presidenti i Afrikës së Jugut, kryeministrja e Italisë, kryeministri grek, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, ministrja franceze e Punëve të Jashtme, presidenti i Këshillit Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 21/10/2023 21/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?