Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka takuar deputetën e Mbretërisë së Bashkuar Alicia Kearns, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.
Statovci tha se së bashku me aletët britanik, ne fituam lirinë pavarësinë dhe se sot punojmë për të fituar paqen dhe demokracinë.
Deputetja britanike, Kearns gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ku ka treguar mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj sfidave të Kosovës.
“Së bashku me deputeten e Parlamentit të Mbretërisë se Bashkuar, znj. Alicia Kearns.
Zëri paralajmërues i së vërtetës, përfaqësuese e denj e një prej shteteve të bërthamës së aleatëve të Kosovës me të cilët së bashku, fituam lirinë, pavarësinë ndërsa sot punojmë për të fituar paqen dhe demokracinë.”, ka shkruar Statovci në facebook.

