KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Debat i nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të OKB, Shqipëria: Arkitektura e sigurisë evropiane ka nevojë për një Evropë më të fortë
Politikë

Debat i nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të OKB, Shqipëria: Arkitektura e sigurisë evropiane ka nevojë për një Evropë më të fortë

Kosova News
Kosova News 22:35 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit theksoi se sfidat aktuale gjeopolitike e bëjnë të domosdoshme bashkëpunimin mes OKB/KS dhe organizatave rajonale në ruajtjen e paqes dhe sigurinë ndërkombëtare.

Sipas kryediplomatit shqiptar, organizatat rajonale dhe nën-rajonale mund të luajnë një rol kryesor për të siguruar që lojërat për pushtet të mos pengojnë realizimin e paqes.

“Duke shfrytëzuar potencialin e organizatave rajonale dhe nën-rajonale dhe duke u bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur vlerat e multilateralizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ne mund të përballemi me sfidat aktuale globale dhe të punojmë për një botë ku parandalohen konfliktet dhe arrihet paqja, duke siguruar një të ardhme më të ndritshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, u shpreh ai.

Ministri Hasani foli edhe për samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, duke e cilësuar si një investim efikas që promovon bashkëpunimin, paqen dhe prosperitetin në rajon.

“Procesi i Berlinit shërben si një zgjidhje e favorshme për të gjithë, sepse arkitektura e Sigurisë Evropiane ka nevojë për një Evropë më të fortë dhe më të konsoliduar. Procesi i përshpejtuar i zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit janë mekanizma plotësues për aderimin e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha ai.

Debati i hapur i nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB, me temë: “Paqja përmes dialogut: Kontributi i marrëveshjeve rajonale, nën-rajonale dhe dypalëshe, në parandalimin dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve” u organizua nga Brazili, i cili mban aktualisht Presidencën e KS

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?