KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Prishtinë organizohet marsh për Palestinën
Botë

Në Prishtinë organizohet marsh për Palestinën

Kosova News
Kosova News 18:50 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Prishtinë do të organizohet një marsh në mbështetje të Palestinës. Sipas një postimi të hapur në Facebook, marshi do të organizohet në qendër të Prishtinës, të shtunën më 21 tetor. Në thirrje të marshit është kërkuar që të marshohet në heshtje “pa bërtima e zhurmë, pa rënë pre e asnjë provokimi në përkrahje të Palestinës në përgjithësi, e në përkrahje të Gazës në veçanti, duke i nderuar viktimat civile të pafajshme dhe duke shprehur përkrahjen tonë për palestinezët e pafajshëm”.

“Prandaj nëse i thua vetes musliman, nëse i thua vetes shqiptar, nëse i thua vetes njeri dhe ke ndërgjegje njerëzore… Bëje zemrën guri dhe bashkohu me ne! Të dëshmojmë para Zotit dhe para botës se jemi në anën e të drejtës, në anën e të pafajshmëve, në anën e të vrarëve dhe të masakruarve mizorisht edhe nëse krejt bota është kundër”, thuhet në ftesën për marshim.

Marshi është organizuar nga i dënuari për pjesëmarrje në organizata terroriste, Albert Berisha. Berisha ishte dënuar me tre vjet e gjysmë për pjesëmarrjen në luftën në Siri. Me të shkuar më 2013 në Siri, Berisha pati kuptuar çfarë po ndodhte atje dhe kishte vendosur të arratisej e të kthehej menjëherë në Kosovë. Në Kosovë, ai u përballë me drejtësinë dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim. Pasi doli nga burgu, Berisha themeloi një Institut për Siguri dhe Deradikalizim (INSID). Ai punon në hulumtimin e rasteve për ta parandaluar radikalizimin.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV vitin e shkuar, Berisha pati thënë se ka imamë të cilët kanë nxitur shkuarjen në Siri të shumë të rinjve asokohe dhe kjo po vazhdon edhe sot. Sipas tij, këta imamë ndryshe flasin publikisht e ndryshe privatisht. Berisha pati pasur kritika edhe për shtetin, për të cilin thotë se dënoi vetëm viktima dhe jo nxitësit.

Në Lindje të Mesme dy javë më parë shpërtheu lufta pasi grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi me sulme të ashpra ndaj Gazës. Që nga ajo kohë ka mijëra të vrarë në dy palët dhe shpërngulje masive të palestinezëve nga Gaza, në një kohë kur Izraeli në vazhdimësi po paralajmëron pushtim të shkallës së plotë.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?