KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden i kërkon Kongresit miliarda dollarë për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin
Botë

Biden i kërkon Kongresit miliarda dollarë për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin

Kosova News
Kosova News 18:44 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë rreth 85 miliardë fonde të reja për Ukrainën, Izraelin dhe për nevoja humanitare për këto dy vende dhe Gazën. Kërkesa parashikon 61.4 miliardë ndihmë për Ukrainën, 14.3 miliardë për Izraelin dhe 9.15 miliardë ndihma humanitare. Shifrat për kërkesën për ndihmën nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditura të premten, një ditë pasi Presidenti Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ai argumentoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe Izraelin. Nuk është e sigurt se kur mund të votohet për kërkesën e tij të re për fonde, pasi Dhoma e Përfaqësuesve është ende pa kryetar. Presidenti e mbajti fjalimin një ditë pasi u kthye nga Tel Avivi, duke treguar mbështetje për një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit.Presidenti Biden foli para kombit pas kthimit nga Tel Avivi, duke kërkuar më shumë fonde për Izraelin, një aleat kyç i SHBA-së, si edhe për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje.”Izraeli ka ndërmarrë bombardime në Gaza, në përgjigje të sulmit të pashembullt të Hamasit më 7 tetor.Përveç mbështetjes për Izraelin, zoti Biden tha se Amerika gjithashtu duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin që shkaktojnë, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata vazhdojnë të sjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim”, tha presidenti Biden.Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.Përveç ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe nevojat humanitare në këto dy vende dhe Gaza, kërkesa për fonde përfshin 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin. Paketa e propozuar nga Shtëpia e Bardhë parashikon gjithsej rreth 105 miliardë dollarë.Mes shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet, protestues që bënin thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit u mblodhën këtë javë para Kapitolit në Uashington. Në një sondazh të fundit, 41% e të anketuarve thanë se SHBA duhet të mbështesë pozicionin e Izraelit.“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat janë ato që na mbajnë ne, Amerikën, të sigurt”, tha presidenti Biden.Ky argument po përballet me skepticizëm. Protesta masive dhe në disa raste të dhunshme kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kanë shpërthyer në kryeqytete të ndryshme të botës. Shumë protestues e shohin Izraelin si një forcë pushtuese që vazhdon të aneksojë territorin palestinez, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që administrata amerikane denoncon aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?