Çdo përshkallëzim i aktiviteteve ushtarake në Rripin e Gazës do të jetë “katastrofik” për njerëzit atje, ka thënë komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.
“Mund t’ju them me siguri se çdo përshkallëzim i mëtejmë apo edhe vazhdimi i aktiviteteve ushtarake do të jetë thjesht katastrofik për njerëzit në Gaza”, ka thënë Filippo Grandi, raportoi Guardian.
Ai ka thënë se pasojat e përhapjes së konfliktit në Liban dhe përtej do të ishte “e paparashikueshme”.
Ndërkohë, hyrja e ndihmave humanitare në Gaza përmes Egjiptit e paralajmëruar për të premten nuk dihet nëse do të jetë e mundur. Kjo pasi kalimi në Rafah është dëmtuar nga raketat dhe tani po punohet që të rregullohet dhe të lirohet.
20 kamionët që do të duhej të hynin me ndihmat, janë në gatishmëri në anën egjiptiane.


