KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Senatorët amerikanë thonë se Izraeli nuk shkaktoi shpërthimin në spital
Botë

Senatorët amerikanë thonë se Izraeli nuk shkaktoi shpërthimin në spital

Kosova News
Kosova News 10:29 -19/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Senatorët amerikanë që kanë marrë pjesë në një informim të klasifikuar nga zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të administratës amerikane, janë informuar se Izraeli nuk ka qenë përgjegjës për shpërthimin në një spital në Qytetin e Gazës.

Shpërthimi ndodhi më 17 tetor dhe besohet se ka lënë të vdekur qindra persona. Në spitalin Al-Ahli, që u godit nga shpërthimi i fuqishëm, ishin të strehuar palestinezë dhe po trajtoheshin palestinezë të plagosur.

Izraeli për këtë sulm ka fajësuar grupin palestinez, Xhihadi Islamik, por ai ka mohuar përgjegjësinë.

“Vlerësimi i komunitetit të inteligjencës është se Izraeli nuk është fajtor për shpërthimin në spitalin në Gazë”, tha senatori Chuck Schumer, pasi doli nga ky takim. “Ata besojnë se ishte një raketë e lëshuar nga terroristët në Gazë”.

Senatori demokrat, Chris Murphy, tha se inteligjenca “është e vendosur” se ky nuk ishte një operacion izraelit.

Më vonë, përmes një deklarate të përbashkët, kryetari i Komitetit të Senatit për Inteligjencë, Mark Warner, senatori Marc Rubio, thanë se pasi kanë shqyrtuar vlerësimin e inteligjencës janë “të bindur se shpërthimi ishte rezultat i një lëshimi të dështuar të një rakete nga militantët terroristë dhe nuk ishte rezultat i një sulmi ajror izraelit”, shkruan REL.

Militantët e Hamasit nisën sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, që çoi në një përgjigje të ashpër nga autoritetet izraelite, që kanë bombarduar pa rreshtuar Rripin e Gazës.

Më 18 tetor, Izraeli, pas kërkesës së SHBA-së, është pajtuar që të lejojë dërgimin e ndihmës humanitare nga një pikëkalim që lidh Gazën me Egjiptin, për palestinezët në këtë territor.

Pas vizitës së Biden në Izrael, kryeministri birtanez takohet me liderin Benjamin Netanyahun
Bilanci i frikshëm – Mes tensioneve që rriten, shtohen edhe viktimat, rreth 3500 të vrarë në Rripin e Gazës

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 19/10/2023 19/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?