Familja Jashari ka reaguar pas pengimit të një autobusi me studentë ndërkombëtar të cilët ia kishin mësyrë për ta vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, transmeton KosovaNews.
Familja Jashari ka reaguar pas pengimit të një autobusi me studentë ndërkombëtar të cilët ia kishin mësyrë për ta vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Autobusi me studentë ndërkombëtar është ndalur nga protestues që kishin bllokuar rrugën në hyrje të Prekazit me pretendimin se po ndalnin studentë serbë, e që organizatorët thanë se aty nuk kishte asnjë serb.
Lexo po ashtu: ‘Shqiponjat e Zeza’ s’lejojnë studentët serbë të vizitojnë Prekazin
Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shkruar në emër të familjes, ka thënë se memoriali i përket sakrificës dhe rezistencës për liri dhe si i tillë është vend i duhur për çdokënd që dëshiron të dijë vlerën e lirisë, duke përfshirë edhe ata që tani distancohen dhe njohin gjenocidin serb në Kosovë.
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Të dashur qytetarë,
Jam i shqetësuar me disa pamje që tani shikova ku shihet se janë penguar për ta vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” disa studentë ndërkombëtar, mysafirë në Kosovë, të cilët do të kishin rastin që për së afërmi të njihen me luftën, sakrificën dhe historinë e familjes, e në veçanti të rinjve të familjes sonë që kur ishin në moshën edhe me të re se të këtyre vizitorëve dhanë më të shtrenjtën jetë që bashkëmoshatarët e tyre të jetojnë e veprojnë të lirë.
Aksioni i sotëm pos që është në kundërshtim me traditën shqiptare në raport me mysafirin, bie ndesh edhe me qëndrimet tona si familje.
Memoriali i përket sakrificës dhe rezistencës për liri dhe si i tillë është vend i duhur për çdokënd që dëshiron të dijë vlerën e lirisë, duke përfshirë edhe ata që tani distancohen dhe njohin gjenocidin serb në Kosovë.
Në anën tjetër i kuptoj edhe reagimet e “Shqiponjave të Zeza” që të ndikuar nga lajme me tituj nxitës dhe nga emocionet realizuan një aksion jo të menduar aq mirë por gjithësisi pa ndonjë qëllim të keq, andaj edhe duhet mirëkuptuar.
Uroj që raste të tilla që prishin imazhin e shtetit dhe shoqërisë sonë të mos përsëriten.
Me shumë respekt për të gjithë nga familja Jashari!