KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset e integrimit euroatlantik
Politikë

Kurti: Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset e integrimit euroatlantik

Kosova News
Kosova News 18:56 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë një takimi me ambasadorin e parë rezident të Belgjikës në Prishtinë, Gregoire Cuvelier, deklaroi se Kosova shpreson në mbështetjen e Belgjikës edhe më tutje, në proceset integruese euro-atlantike.

Ai po ashtu tha se një mbështetje të tillë nga Brukseli zyrtar e pret edhe në përmbylljen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kandidaturën për anëtarësim në BE, përfshirjen e Kosovës në programin Partneritet për Paqe të NATO-s si dhe anëtarësimin në NATO.

Në takim u tha se ngritja pozitive në marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Belgjikës, përfshirë vendimin e Brukselit zyrtar për të ngritur përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade, si dhe emërimin e ambasadorit të parë rezident, Gregoire Cuvelier.

Duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe, të përqendruara në rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sigurisë, kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.

U bisedua lidhur me situatën aktuale dhe sulmin terrorist nga ana e Serbisë më datën 24 shtator në Banjskë. Ambasadori belg shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, si dhe uroi shërim të shpejtë policëve të lënduar. Kryeministri gjithashtu shprehu ngushëllime për jetët e humbura nga sulmi në Bruksel.

Ndryshe, nga 1 janari deri më 30 qershor 2024, Belgjika do të ketë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, të cilën kryeministri Kurti e veçoi si një mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Situatë e rënduar e zjarreve në Shqipëri  vazhdojnë 13 vatra zjarri , zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?