Qeveria japoneze ka dënuar të mërkurën bombardimin e spitalit në Gaza, ku mbetën të vdekur mbi 500 persona.
Japonia ka thënë se sulmet kundër spitaleve apo civilëve nuk mund të justifikohen me asnjë arsye.
“Ndjejmë indinjatë të fortë për dëmet e shkaktuara në civilë të pafajshëm dhe shprehim ngushëllimet të përzemërta për viktimat, familjet e viktimave dhe njerëzit e plagosur në shpërthim”, ka thënë Ministria e Jashtme e Japonisë një deklaratë të lëshuar të mërkurën.
Japonia u ka kërkuar palëve që të veprojnë bazuar në ligjin ndërkombëtar për të shmangur viktima të mëtejshme civile.
Qindra persona kanë vdekur pas shpërthimit të së martës në një spital në qytetin e Gazës që strehonte mijëra njerëz, kanë thënë zyrtarët palestinezë.


