KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Për sfidat e sigurisë të Kosovës e njoftova Bidenin para 24 shtatorit
Politikë

Osmani: Për sfidat e sigurisë të Kosovës e njoftova Bidenin para 24 shtatorit

Kosova News
Kosova News 21:58 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Osmani ka thënë se e ka njoftuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për sfidat e sigurisë me të cilat po përballet Kosova qysh në shtator, para sulmit në Banjskë.

“Unë kam pasur dhjetëra takime ditëve të fundit me liderë evropianë, ku janë sqaruar këto çështje. Në fakt për sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi e kam njoftuar drejtpërdrejtë edhe presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kur kishim diskutim në shtator, akoma pa ndodhur 24 shtatori. Pasi ishim të informuar nga institucionet tona të sigurisë për përgatitjet që po bënte Serbia dhe për mundësinë e sulmeve të tilla”, ka thënë Osmani në “Tempus” të KTV-së.

Osmani ka thënë se duhet të ketë më tepër siguri për Kosovën, e po ashtu duhet kërkuar masa ndaj Serbisë për sulmin e 24 shtatorit.

Sa i përket politikës së jashtme, Osmani ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur aktivitet më substancial e dinamik sesa që ka pasur këto dy vjetët e fundit.

Ajo ka thënë se Serbia e abuzuar temën e dialogut për të kërkuar nga shumë shtete që të presin përfundimi ne dialogut, e më pas të vendosin për çështjen e njohjeve.

Ajo ka thënë se nuk ndihmoi edhe kur me marrëveshjen e Washingtonit të shtatorit të vitit 2020, Kosova ishte pajtuar për moratorium njëvjeçar që të mos kërkonte njohje të reja apo anëtarësime të reja në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia do të pezullonte fushatën e çnjohjeve.

“Krijoi një lloj pritjeje te partnerët tanë ndërkombëtarë, që të pritet komplet përfundimi i procesit të dialogut, që të rifokusohemi më pas te çështja e njohjeve. Sa herë e kam ngritur këtë çështje me partnerët ndërkombëtarë, përgjigja ka qenë që kemi marrë garanci më herët, që çështja s’do të rihapet derisa të përfundojë dialogu. Së fundi kemi arritur ta zhbllokojmë mendësinë, e të kemi përsëri një lloj përkrahjeje sa i përket këtij procesi”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se për aplikim për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol janë duke u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, për të gjetur momentin e duhur.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?