KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shasha: Zero mundësi që Franca të pezullojë liberalizimin e vizave, është ligjërisht e pamundshme
Politikë

Shasha: Zero mundësi që Franca të pezullojë liberalizimin e vizave, është ligjërisht e pamundshme

Kosova News
Kosova News 15:15 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar lidhur transmetimin se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë është pezulluar përkohësisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Shasha ka thënë se ka zero mundësi që Franca në mënyrë unilaterale të pezullojë liberalizimin e vizave.

Kjo sepse siç thekson Shasha, është ligjërisht e pamundur.

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024.  Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme”, shkroi ai.

Shasha thërret që të mos merret seriozisht një gjë e tillë derisa Komisioni Evropian të deklarohet për të.

“Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”, shtoi ai.

Ndërkohë pas transmetimit LIVE dhe përkthimit nga Kryeministria e Shqipërisë që i bëhej fjalimit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, u tha se ky shtet ka pezulluar vizat për Kosovën, por tashmë ka dalë edhe versioni tjetër që dallon nga ai i përkthyer.

Në fakt presidenti Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”. Pra foli në kontekstin kur ato janë hequr.

“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

DETAJE në linkun më poshtë:

Del një version tjetër i deklaratës së Macron për vizat, a u përkthye keq Presidenti i Francës në Tiranë?

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 17/10/2023 17/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës
14:11 -11/07/2026
Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret
14:09 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?