Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka reaguar Francës pas kërcënimeve të presidentit Emmanuel Macron për rivendosjen e vizave.
Ajo ka shkruar në Twitter idiomën “Et voila”, që nga gjuha frënge ka kuptimin “Ja pra”, derisa pranë ka vendosur edhe flamurin francez.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen po që se nuk mbahet fjala e dhënë.
Në një konferencë për media të martën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Macroni ka thënë se pret përgjegjësi nga Kosova dhe Serbia.
“E them me shumë qartësi, kemi bërë një gjest mirëbesimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, kjo është pezulluar për shkak të fjalës së dhënë, e cila edhe sot nuk është mbajtur. Po e pres një angazhim serioz të të dyja autoriteteve për të lëvizur përpara në javët e ardhshme. Madje është kusht kyç për paqe edhe në rajon”, ka thënë ai.


