KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pentagoni bën gati 2 000 ushtarë për dislokim në Lindje të Mesme
Botë

Pentagoni bën gati 2 000 ushtarë për dislokim në Lindje të Mesme

Kosova News
Kosova News 22:57 -16/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pentagoni u ka dërguar afro 2,000 ushtarëve amerikanë urdhrin “përgatitje për dislokim”, duke i paralajmëruar që të jenë gati të përgjigjen në luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, sipas dy zyrtarëve amerikanë që ranë dakord të flasin me kusht që të mos identifikohen pasi vendimi nuk është njoftuar ende.Ushtarët do të kenë role të ndryshme mbështetëse, si në dhënien e ndihmës mjekësore, pastrimin e minave apo të ofrojnë siguri shtesë nëpër pika të kalimit, sipas një zyrtari.Ata nuk do të dërgohen në Izrael, por në shtetet përreth në rajon.Presidenti rus Putin do të bisedojë me Kryeministrin izraelit NetanyahuPresidenti rus Vladimir Putin ka biseduar me udhëheqësit egjiptianë, iranianë, sirianë dhe palestinezë, për të nxitur që t’iu jepet fund armiqësive.Kremlini njoftoi përmes një deklarate se zoti Putin kishte nënvizuar “papranueshmërinë e çfarëdo forme të dhunës ndaj civilëve” dhe theksoi se Moska ka dorëzuar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Sipas deklaratës, zoti Putin dhe bashkëbiseduesit e tij shprehën “shqetësim ekstrem” për përshkallëzimin e armiqësive, “rritjen katastrofike të numrit të viktimave civile dhe thellimin e krizës humanitare” në Gaza.Zoti Putin konfirmoi thirrjen e Rusisë për të rinisur procesin politik që të ndihmojë “në arritjen e një zgjidhjeje afatgjate dhe të drejtë për çështjen palestineze mbi bazë ligjore të njohur ndërkombëtarisht, që do të parashikonte krijimin e shtetit të pavarur palestinez që bashkëjeton në paqe dhe siguri me Izraelin.”Këshilltari për marrëdhënie me jashtë i zotit Putin, Yuri Ushakov tha se zoti Putin do të bisedonte të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.Kriza humanitare në Rripin e GazësMbi një milion njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës në pritje të sulmit tokësor izraelit që synon të eliminojë Hamasin pas sulmit vdekjeprurës ndaj Izraelit. Organizatat humanitare paralajmërojnë se një ofensivë tokësore e Izraelit do të përshpejtonte krizën humanitare.Forcat izraelite, të mbështetura nga anijet luftarake amerikane, u pozicionuan përgjatë kufirit të Gazës dhe po stërviten për atë që Izraeli e quajti një fushatë të gjerë për të shkatërruar grupin militant.Lufta që filloi me 7 tetor është lufta më e përgjakshme e luftës me Gazën, me 4,000 të vdekur deri më tani. Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se 2,750 palestinezë janë vrarë dhe 9,700 janë plagosur. Mbi 1,400 izraelitë janë vrarë dhe të paktën 199 të tjerë, përfshirë fëmijë, janë rrëmbyer nga Hamasi dhe janë dërguar në Gaza, sipas Izraelit./VOA.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 16/10/2023 16/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin
18:40 -15/07/2026
Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?