Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) , muajin e kaluar i ka dhënë licencë kompanisë “Eco Park Group” për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 6 MW Zona Kadastrale Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës. Ky njoftim është i publikuar në web faqen e këtij rregullatori https://www.ero-ks.org/zrre/sq/vendimet-2023

Kompania “Eco Park Group” SH.P.K. (810844432), me drejtor z. Lorik Fejzullahun është në pronësi të “Frigo Food Solar” LTD nga Malta. Kjo e fundit, sipas hulumtimit që e ka bërë KosovaNews në muajin korrik të këtij viti doli se është në pronësi të shtetases “serbe” Vljera Devoli (Vlera Devolli vajza e Blerim Devollit) , me adresë në Vraçar, Beograd, Serbi. Ky vendim është i përpiliar më 21 shtator 2023, por i protokoluar vetëm më 29 shtator 2023.

“Eco Park Group” SH.P.K. sipas të dhënave të nxierra nga ARBK është është pronare edhe e 6 kompanive të lidhura me Devollët ,e që të gjitha merren me energjetikë:
SunPower L.L.C., Gjakovë (811980483), Eco Park Energy L.L.C., Gjakovë (811980300), Birra Peja Energy SH.P.K., Pejë (811885360), Alsi & Co – Kosove L.L.C., Gjakovë (810875552), Building Construction Kosove L.L.C., Gjakovë (810875297), Energy Development Group – Kosova L.L.C., Gjakovë (810862179).
Në këto kompani në pozitën e drejtorëve është herë Lorik Fejzullahu, herë Artrit Haxhiismajli, herë Lekë Sahatxhiu, pastaj, Faton Panxha, Dren Broçi, të gjithë këta punonjës të firmave të Devollëve. Model tashmë i njohur i funksionimit të kompanive të Devollëve si tek rasti i Klan Kosova dhe Art Motion.
Në një hulumtim të BIRN “Monopoli me dritë të diellit” të publikuar në vitin 2020 në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ zbardh skemën mbi të cilën kompani në pronësi të Blerim Devollit të regjistruara në shtetin e Maltës do përfitojnë nga tarifat nxitëse për prodhimin e energjisë nga dielli.
Emisioni solli emrat e kompanive të listuara nga ZRrE të cilët kanë emër tjetër në Kosovë e të cilat janë regjistruar si kompani në pronësi të kompanive në Maltë.


