Kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili ndodhet në Tiranë për Samitin e liderëve në kuadër të Procesit të Berlinit, ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth.
“Theksova se sulmet terroriste kërkojnë llogaridhënie të Serbisë dhe siguri për Kosovën. Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’ .
Pleasure meeting Michael Roth (@MiRo_SPD), Chair of the Committee on Foreign Affairs of the 🇩🇪 Bundestag, in Tirana today. I stressed that the terrorist attacks require accountability of Serbia & security for 🇽🇰. Grateful for 🇩🇪's support for 🇽🇰's continued security & prosperity. pic.twitter.com/aX1e2LWauO
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023


