Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se këtë fundjavë, ka folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të përsëritur mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Izraelin dhe për të ofruar një përditësim mbi mbështetjen ushtarake dhe përpjekjet për të mbrojtur civilët.
“Është koha që të gjitha vendet ta dënojnë pa mëdyshje Hamasin si një organizatë terroriste që nuk përfaqëson aspiratat e popullit palestinez”, ka shkruar ai në ‘X”.


