KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Evakuimi në Gaza, lideri i Hamasit: Askush nuk do ta lërë vendin, nuk do të ketë asnjë migrim
Botë

Evakuimi në Gaza, lideri i Hamasit: Askush nuk do ta lërë vendin, nuk do të ketë asnjë migrim

Kosova News
Kosova News 16:15 -15/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Udhëheqësi i grupit islamik palestinez Hamas tha se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor për të emigruar në Egjipt. Ismail Haniyeh e bëri deklaratën nga një vend i panjohur përmes një adrese televizive.“Nuk do të ketë asnjë migrim nga Gazadhe as nga Bregu Perëndimor. Asnjë migrim nga Gaza në Egjipt.’’Luftëtarët e Hamasit nisën sulmet vdekje prurëse ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë një javë më parë nga Rripi i Gazës. Izraeli paralajmëroi mbi një milion banorë në veriun e Rripit te Gazës të largohen pasi kërcënon të nisë një ofensivë tokësore në enklavë.Situata ka alarmuar Egjiptin te cilin e ndan një kufi me Gazën ashtu si shtetet e tjera arabe. Egjipti ka thënë se palestinezët duhet të qëndrojnë në tokat e tyre ndërsa lufta përshkallëzohet dhe se po punon për të siguruar dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.“Dhe këtu, unë do të doja gjithashtu të përshëndes qëndrimin e vëllezërve tanë në Egjipt, të cilët thonë se Egjipti është me të vërtetë vëllai ynë dhe një strehë që mirëpret popullin palestinez, por jo për shkak të migrimit apo shpërnguljes. Asnjëri prej nesh nuk mund ta pranojë këtë. Dhe unë u them vëllezërve e motrave në Egjipt, vendimi ynë është të qëndrojmë në vendin tonë. Dhe duke qëndruar përballë planit sionist që mbështetet nga administrata amerikane, ne do ta bëjmë atë të dështojë, me vullnetin e Zotit.“Lideri i Hamasit shpreson në mbështetjen e vendeve myslimane, por thekson edhe mbështetjen ndaj popullit të Palestinës që po jepet përmes protestave në kontinentin amerikan dhe atë europian, përmes te cilave behet thirrje pro popullit te Palestinës.Izraeli thotë se urdhri i evakuimit është një gjest humanitar për të mbrojtur banorët nga dëmtimi, ndërkohë që çrrënjos luftëtarët e Hamasit. Kombet e Bashkuara thonë se kaq shumë njerëz nuk mund të zhvendosen në mënyrë të sigurtë brenda enklavës së rrethuar, pa shkaktuar një fatkeqësi humanitare.Qindra mijëra nga 2.3 milionë banorët e Gazës kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Fati i refugjatëve palestinezë është një nga çështjet më të mprehta në procesin e paqes izraelito-palestinez. Palestinezët dhe shtetet arabe thonë se një marrëveshje duhet të përfshijë të drejtën e atyre refugjatëve dhe pasardhësve të tyre për t’u kthyer, diçka që Izraeli e kundërshton.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 15/10/2023 15/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?