Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes ndaj Sabit Jonuzit dhe Ismet Bahtjarit, u diskutua se në çfarë pike janë hetimet si dhe u organizuan shkëmbimet e shkresave ndërmjet palëve.
Ndonëse në parashtrimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ishin ofruar tri data (8 nëntor, 24 janar dhe 23 shkurt 2024) që të ofrohen materialet mbështetëse të aktakuzës, mbrojtja kërkoi që t’i kishte sa më shpejt që është e mundur.
“Afati që kemi në parashtrimet e marra nga ZPS-ja, afati në vetvete është goxha i gjerë. Prokuroria sapo tha se maksimumi i hetimeve do të zgjasë për tre muaj, ndërkohë afati që na është dhënë përmes parashtrimeve flet, sa i përket vonesës së parë nuk kemi ndonjë problem sepse është brenda afatit ligjor, data 8 nëntor. Ndërsa, nga ana tjetër kemi dy data tjera, data 24 janar dhe 23 shkurt 2024. Mendoj se është çështje e kufizuar, nuk mendoj që ka kaq shumë prova për të parashtruar. E kundërshtojmë këtë kapërcim kaq të madhe kohe”, tha avokati mbrojtës i Januzit, Thomas Gillis.
Ndërsa, avokati mbrojtës i Bahtjarit, Hendrik Syteman tha se ndalimi i të akuzuarve është argument i fortë që materialet mbështetëse të aktakuzave të merren sa më shpejt nga ZPS-ja në mënyrë që të ofrojnë mbrojtjen e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Duart i kemi të lidhura mbas kurrizit. Në kërkojmë që materialet të nxjerrën nga prokruoria sa më shpejtë që është e mundur. Siç tha edhe prokurorja kemi të bëjmë me një cështje të vogël. Kërkojmë që materialet t’i marrim sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që edhe ne të përgatisim mbrojtjen tonë. Ndalimi i të akuzuarve duhet të jetë si argument i fortë për marrjen sa më të hspejtë materialet prej prokurorisë”, tha Sydeman.
Krahas kësaj, mbrojtja kërkoi që materialet mbështetëse të ofrohen më së largu deri me 15 dhjetor, duke përmendur se çështja nuk është voluminoze.
Këtë gjë nuk e kundërshtoi ZPS-ja, mirëpo nuk ofroi një datë më të afërt për ofrimin e materialëve mbështetëse për mbrojtjen.
“ZPS nuk është e gatshme të ofroj afate më të afërme se sa në janar të 24. Në jemi besim plotë që të respektojmë këtë afat, dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më mbrojtjen sa i përket ofrimit të materialeve”, tha prokurorja.
Gjatë seancës, ZPS njoftoi se hetimet në këtë rast priten të zgjasin rreth tre muaj, përkatësisht deri në fillim të vitin 2024
“Ka një hetim në vijim lidhur me këtë çështje, por është e kufizuar në fushëveprim edhe thuhet që mund të nxjerrën prova të tjera shtesë si rezultat i këtij hetimi. Në qoftë se nxjerrën prova shtesë, atëherë do të iu bëhen me dije mbrojtjes. Pavarësisht hetimeve të kufizuara në vijim e sipër, ZPS nuk parashikon që kjo në ndonjë mënyrë të cenoj zgjedhjen e shpejtë të procesit gjyqësor”, tha ndër tjerash prokurorja.
Veç tjerash, nga ZPS u njoftua se në këtë çështje kanë parashikuar deri më tani dëgjimin e një dëshmitari, mirëpo në të ardhmen mund të përfshihen edhe dëshmitarë të tjerë.
Ndërsa, gjyqtari i procedurës paraprake tha se ZPS-së është e obliguar që provat shfajësuese për të akuzuarit, t’i ofrohen mbrojtjes sa më shpejtë që është e mundur.
“Provat shfajësuese të nxjerrën për mbrojtjen sa më shpejtë që është e mundur”, tha gjyqtari.
Ndryshe, gjyqtari i procedurës paraprake, gjatë kësaj seance mori vendim për miratimin e protokollit për trajtimin e informacionit konfidencial dhe kërkoi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që t’i dorëzojë parashtrimet e tyre të hënën më 16 tetor, ndërsa përgjigjet e mbrojtjeve, të mërkurën më 18 tetor.
Tutje, gjyqtari njoftoi se nxjerrja e materialeve duhet të jetë përparësi në nxjerrjen e materialeve në këtë fazë dhe palët duhet të sjellin prova që nxjerrin relevancë më tepër në çështjen gjyqësore.
Konferenca e radhës mbi ecurinë e kësaj çështje, pritet të mbahet më 3 nëntor 2023.
Ndryshe në seancën e parë, para gjyqtarit të procedurës paraprake Nicolas Guillou, Bahtijari dhe Januzi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.
Në këtë seancë, të pandehurit ishin njoftuar për pikat e akuzës, të drejtat e tyre, ndjekjen e procedurës, kundërshtimin e provave dhe përbërjen e gjykatës, si dhe kundërshtimin e masës së paraburgimit..
Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtarë, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.
Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) të Ligjit.
Ndryshe, më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.
Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

