KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi: Vuçiqi konsolidon grupe kriminale në të dyja anët e kufirit
Politikë

Bislimi: Vuçiqi konsolidon grupe kriminale në të dyja anët e kufirit

Kosova News
Kosova News 22:46 -11/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se gjithkush e ka kuptuar që Serbia përdor mjete të dhunshme për të përfituar territor dhe “kjo ka qenë gjithmonë e tillë, nuk do të ndryshojë tani e as nuk do të ndryshojë as në të ardhmen”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiqi, për konsolidim me grupe kriminale në të dy anët e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviçin.

“Vuçiqi ka konsoliduar në të dy anët e kufirit grupe kriminale. Në njërin prej tyre, kryesor kemi Milan Radojçiqin dhe Zvonko Veselinoviçin, por duhet të themi se këto nuk janë grupet e vetme kriminale, që janë krijuar dhe forcuar në të dy anët e kufirit”, ka deklaruar ai.

Bislimi, ka theksuar nevojën që Serbia të heqë dorë nga veprimet dhe mjete të dhunshme, duke thënë se sulmi terrorist i datës 24 shtatorit, “nuk është akti i parë, nuk do të jetë i fundit dhe nuk është as akti kryesor i kësaj drame”.

Bislimi gjithashtu ka vlerësuar se deri më tani përpjekjet në dialog mes Kosovës dhe Serbisë janë bërë gabimisht, dhe pala ndërkombëtare ka pasur nevojë ta bindë Serbinë për rëndësinë e këtij dialogu.

“Që nga fillimi i dialogut Kosovës i është thënë në vazhdimësi se dialogu në Bruksel nuk ka asnjë alternativë por si duket se përpjekja ka qenë gjithmonë e gabuar, pala ndërkombëtare është dashur ta bind Serbinë që dialogu nuk ka alternativë për arsye se me veprimin e datës 24 shtator Serbia po tregon se ajo beson në alternativa që shkojnë përtej Brukselit”, ka thënë ai në konferencën e organizuar nga Instituti Octopus me titull “Sulmi terrorist serb në Banjska: Implikimet rajonale dhe gjeopolitike”.

Po ashtu, ai ka vlerësuar se sulmi terrorist në Banjskë ka rritur tensionet në rajon dhe se qëllimi i atij sulmi ishte për të përfituar territor.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka shtuar se Serbia ishte e kujdesshme për të mos pritur dështimin e këtij aksioni, por dështimi e ka bërë atë të humbasë ritmin.

“Për momentin, Vuçici është në defanzivë sepse nuk e ka pritur dështimin e aksionit prandaj edhe po mundohet që ta distancojë veten duke thënë se kjo nuk është në interes të Serbisë.  Në fakt, është fakt që dështimi nuk ka qenë në interes të Serbisë, por plani i 24 shtatorit nuk është përgatitur me idenë se do të dështojë. Sepse Serbia ka qëndruar prapa saj, duhet të konkludohet duke paramenduar suksesin e këtij hapi dhe jo dështimin e tij”, ka thënë Bislimi.

Gjithashtu, sipas tij, gjithkush e ka kuptuar që Serbia përdor mjete të dhunshme për të përfituar territor dhe “kjo ka qenë gjithmonë e tillë, nuk do të ndryshojë tani e as nuk do të ndryshojë as në të ardhmen”.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Kosova News 11/10/2023 11/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?