Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci ka bërë të ditur se raporti i punblikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, parasheh që ekonomia e vendit tonë të ketë një rritje që renditet në vendin e tretë, si më të lartat në kategorinë e vendeve në zhvillim në Europë.
Statovci, po ashtu shtoi se Kosova në vitin 2024 pritet të ketë rritjen ekonomike të dytë më të lartë në këtë kategori.
“Në raportin e publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të titulluar “World Economic Outlook”, parashihet që ekonomia e Kosovës për vitin 2023 të ketë një rritje që renditet në 3 më të lartat në kategorinë e vendeve në zhvillim në Europë (nga 15 shtete të kësaj kategorie, duke lënë pas shtete te BE-së si Bulgaria, Rumania, Polonia). Ndërsa, për vitin 2024, Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike të dytë më të lartë në këtë kategori.
Politikat ekonomike të Qeverisë sonë po sjellin rezultate dhe kjo është më se e dukshme!”, ka shkruar Jeta Statovci në facebook.

