KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon ashpër Erdogan: Po bëhet masakër në Gaza, Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet
Botë

Reagon ashpër Erdogan: Po bëhet masakër në Gaza, Izraeli po sillet si organizatë, jo si shtet

Kosova News
Kosova News 13:57 -11/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj aksionit të Izraelit në Rripin e Gazës, duke theksuar se përgjigjja me raketa ndaj Hamasit ka devijuar në një masakër mbi civilët.

Në një takim të grupit parlamentar të partisë AK, Erdogan kritikoi bombardimin pa mëshirë të Gazës, duke thënë se lufta duhet të ketë një moral.

“Ne besojmë se lufta ka edhe një moral. Ne kundërshtojmë vrasjen e civilëve në territorin izraelit. Ne kurrë nuk e pranojmë vrasjen e të pafajshmëve në Gaza. Një konflikt i kryer duke i ndërprerë ujin, rrymën elektrike, hyrjet dhe daljet e një qyteti, shembjen e infrastrukturës së tij, prishjen e të gjitha objekteve të adhurimit, nga xhamitë te kishat dhe shkatërrimin e ndërtesave në të cilat jetojnë civilët me bomba, nuk është një luftë, por një masakër.” tha Rexhep Taip Erdogan – President i Truqisë

Erdogan këmbënguli se nëse sulmet në Gaza vijojnë me masakër mbi civilët, atëherë Izraeli do të vendoset në një vend të padëshiruar, duke u trajtuar nga ndërkombëtarët si një organizatë dhe jo shtet.

“Sulmet ndaj Gazës mund ta shtyjnë Izraelin në një pozicion të papritur në sytë e opinionit publik botëror. Vrasja e qëllimshme e civilëve dhe bllokimi i ilaçeve që dërgohen me ndihmat humanitare mund të jenë reflekse të një organizate, jo të një shteti. Izraeli nuk duhet të harrojë se nëse vepron si një organizatë dhe jo si një shtet, ai përfundimisht do të fillojë të trajtohet si një organizatë. Ne jemi të gatshëm të parandalojmë thellimin e konfliktit. Ftojmë palët të vetëpërmbahen.” tha presidentu turk Erdogan.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha se 1.055 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 5.100 të tjerë janë plagosur nga bombardimet hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës.

Të hënën, Izraeli njoftoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke thënë se nuk do të lejonte futjen e ushqimit dhe karburanteve.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur që nga sulmi befasues i militantëve të Hamasit, të cilët i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit të shtunën.

Forcat Izraelite njoftuan të mërkurën se e kanë rindërtuar barrierën përreth Gazës dhe se kanë dërguar trupa këmbësorie, artileri dhe mbi 300.000 rezervistë në afërsi të kufirit me të.

“Ata janë afër Rripit të Gazës duke u përgatitur ta ekzekutojnë misionin që u është dhënë nga Qeveria e Izraelit – dhe ky mision është për t’u siguruar se Hamasi në fund të kësaj lufte nuk do të ketë më ushtri me të cilën mund t’i kërcënojë apo vrasë civilët izraelit”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit të mërkurën.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 11/10/2023 11/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?