KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Picula: BE s’mund ta kthejë kokën nga përgjegjësia e Vuçiqit për gjithçka që po ndodh jo vetëm në Kosovë
Politikë

Picula: BE s’mund ta kthejë kokën nga përgjegjësia e Vuçiqit për gjithçka që po ndodh jo vetëm në Kosovë

Kosova News
Kosova News 22:50 -10/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Eurodeputeti kroat në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka folur mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për “N1” Picula iu referua sulmit të armatosur nga një grup i armatosur i serbëve më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një polic i Kosovës.

“Serbia i eksporton problemet e saj të pazgjidhura në fqinjësi në formën e konflikteve. BE nuk mund ta kthejë kokën nga përgjegjësia e presidentit (Aleksandar) Vuçiq dhe regjimit të tij për gjithçka që po ndodh jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë”, tha Picula.

Ndryshe, Picul ka përmendur edhe zhvillimet pas sulmeve në Izrael.

“Unë shpreha solidaritetin me ata që u sulmuan dhe dënova plotësisht sulmin terrorist nga Hamasi”, tha ai.

Ndryshe, Parlamenti Evropian (EP) pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator, njoftoi më 2 tetor eurodeputeti kroat në EP, Tonino Picula.

Kërkesën për këtë rezolutë e bëri vetë Picula, në lidhje me raportet mes dy vendeve fqinje dhe gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës pas sulmit.

Picula tha se e mori shumicën e nevojshme për propozimin e tij dhe se për këtë rezolutë do të diskutohet në seancën e dytë plenare gjatë këtij muaji.

“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, tha Picula.

Gjithashtu lexoni:

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?