KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Regjistrimi i popullsisë rrezikon të shtyhet sërish
Ekonomi

Regjistrimi i popullsisë rrezikon të shtyhet sërish

Kosova News
Kosova News 18:37 -04/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, ka deklaruar se ekziston mundësia që procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet sërish, pasi sipas tij, ende s’është bërë sigurimi i pajisjeve për regjistrim.

Regjistrimi do të duhej të kryhej në 2021-n, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë së COVID-19, ndërsa sivjet ishte paraparë të niste më 1 shtator, por ishte shtyrë sërish.

Berisha ka deklaruar të mërkurën se pos që s’është kryer sigurimi i tabletëve që shfrytëzohen për grumbullimin e të dhënave në terren, ende s’është arritur numri i duhur i rekrutuesve në këtë proces.

“Aktualisht i kemi kryer projektet e prokurorimit, por po ballafaqohemi me sfida. Sigurimi i tabletëve është sfidë, e kjo e afekton edhe trajnimin e stafit. Më 26 shtator kemi hapur konkursin por s’kishte aplikime të mjaftueshme deri më 2 tetor dhe u detyruam të bënim zgjatjen deri më 6 tetor. Mosaplikimi do të ndikojë në aktivitete të tjera”, ka deklaruar Berisha.

Sipas drejtorit të ASK-së, procesi i regjistrimit të popullsisë pritet të nisë më 1 nëntor e të zgjasë deri më 15 dhjetor. Ai ka thënë se për dallim nga 2011-a kur ishte kryer regjistrimi i fundit i popullsisë, tash si metodologji do të përdorën tabletët në vend të formularëve fizikë.

Ai ka shtuar se gjithsej do të marrin pjesë 3.500 regjistrues e 900 mbikëqyrës në tërë territorin e Kosovës.

“Tash do të përdorën tabletët që janë përgatitur nga ekspertë, e pa sigurimin e tabletëve s’mund të bëjmë regjistrim. Metodologjia ende do të jetë e regjistrimit derë më derë, por në vend të pyetësorëve në letër, tash do të jenë tabletë e aplikacione që sigurojnë një cilësi më të lartë të të dhënave. Pyetësorët i kanë 24 orë afat që kanë një qendër që të konfirmohen informatat e pas mbikëqyrjes, pyetësori konsiderohet i aprovuar dhe vazhdon tutje”, ka potencuar Berisha në KTV.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 04/10/2023 04/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?