KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ilir Meta: Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO
Politikë

Ilir Meta: Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kosova News
Kosova News 15:40 -04/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Shqipëria, parlamenti, qeveria të gjitha institucionet në një zë të vetëm të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO, si garancinë absolute të sigurisë jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

Meta ka përshëndet qëndrimin e fundit të KFOR-it, i cili thekson angazhimin e tij, por “që bën të qartë që ekskluzivitetin për rendin dhe sigurinë e ka policia dhe institucionet e Kosovës dhe KFOR-i është në mbështetje të tyre”.

Sipas tij, çdo përpjekje djallëzore, e hapur apo e kamufluar që synon rivendosjen e kontrollit të veriut për KFOR-in, nuk është asgjë tjetër por një përpjekje për të kaluar nga Republika e Kosovës tek Republika e KFOR-it.

“Kjo është ideja kryesore e vetë Beogradit zyrtar, pasi synon që kjo çështje, çështja e Kosovës të transferohet në forumin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku 5 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, dy nga të cilët të përhershëm Rusia dhe Kina, por edhe Brazili, Mozambiku dhe Ekuadori nuk e njohin Kosovën”, k theksuar Meta.

“Ideja për të krijuar apo për të kaluar tek Republika e KFOR-it nuk është gjë tjetër veçse kërkesa për status të ri të KFOR-it që kërkon aprovimin e Këshillit të Sigurimit dhe që do të thotë pranimin e rihapjes së çështjes së Kosovës brenda rezolutës 1244”, tha Meta.

Kreu i PL ka theksuar rëndësinë e unifikimit të qëndrimit të gjithë aktorëve në vend në mbështetje të shtetit të Kosovës, të republikës të Kosovës të sovranitetit dhe integritetit të saj.

“Edhe njëkohësisht dua të shpreh edhe mbështetjen për vazhdimin e dialogut dhe unë besoj që tashmë pozita e Kosovës në këtë dialog është shumë e qartë, është një pozitë e atij faktori i cili duhet të udhëheqë në mënyrë më konstruktive drejt zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje, gjithmonë në mënyrë pozitive, bashkëpunuese dhe në koordinim të ngushtë edhe me faktorin ndërkombëtar. I cili më së fundmi është kthjelluar për faktin se kush ka qenë dhe mbetet minuesi i vërtetë i dialogut dhe i suksesit të tij. Është koha për t’i qëndruar marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit dhe absolutisht kjo është e vetmja rrugë që na çon të gjithëve përpara”, ka thënë Meta.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Kosova News 04/10/2023 04/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?