KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bërnabiq për Radoiçiqin: Do t’i hetojmë të gjitha rrethanat
Rajon

Bërnabiq për Radoiçiqin: Do t’i hetojmë të gjitha rrethanat

Kosova News
Kosova News 13:15 -04/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, teksa ka folur për politikanin dhe biznesmenin Millan Radoiçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e këtyre sulmeve.

“Ky është shtet ligjor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, për t’i hetuar të gjitha rrethanat dhe për të vepruar siç parashihet”, ka thënë Bërnabiq për Televizionin serb Prva.

Ajo ka theksuar se, “nuk e arsyeton” vrasjen e askujt, dhe as vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, mirëpo ka thënë se serbët në Kosovë janë duke vuajtur nga presioni i vazhdueshëm nga autoritetet e Prishtinës, prandaj ka qenë “çështje ditësh, çështje minutash”, deri tek incidenti.

Bërnabiq, megjithatë, nuk ka përmendur dëshmi për presionin e pretenduar.

Ajo ka vlerësuar se autoritetet në Serbi duhet “të mbledhin dëshmi dhe ta mbrojnë të vërtetën absolute”, para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 18 tetor.

Sipas agjendës së Këshillit të Sigurimit, në raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, do të vlerësohet edhe puna e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, është marrë në pyetje më 3 tetor, katër ditë pasi e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Ai është liruar nga mbajtja më 4 tetor.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit, shkruan REL.

Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut nga arratisja.

Radoiçiqi akuzohet në Serbi për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Radoiçiqi e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

Me vendimin e 4 tetorit, Radoiçiqit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”.

Serbia e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Millan Radoiçiq lirohet nga mbajtja, i ndalohet hyrja në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Kosova News 04/10/2023 04/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?