KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Votuesit në Sllovaki do të zgjedhin mes ish-kryeministrit pro rus dhe liberalëve pro-perëndimorë
Botë

Votuesit në Sllovaki do të zgjedhin mes ish-kryeministrit pro rus dhe liberalëve pro-perëndimorë

Kosova News
Kosova News 23:57 -30/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Votuesit në Sllovaki do të zgjedhin sot mes ish-kryeministrit të majtë Rober Fico, i cili kërkon t’i japë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën fqinje, dhe liberalëve pro-perëndimorë.

Sondazhet përfundimtare tregojnë se partia e zotit Fico (SMER-SSD) gëzon pothuajse të njëjtën mbështetje me partinë Sllovakia Progresive (SP). Fituesi i zgjedhjeve do të përpiqet të formojë një koalicion qeveritar për të zëvendësuar administratën e përkohshme që drejton vendin prej rreth 5.5 milionë banorësh që nga muaji maj.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 10 të darkës, ndërsa një qendër votimi do të qëndrojë e hapur 40 minuta më shumë pasi një urgjencë mjekësore pezulloi votimet për pak kohë.

Anketat pas votimit do të publikohen brenda disa orësh pas mbylljes së qendrave të votimit.

Një qeveri e udhëhequr nga majtisti Fico do të nënkuptonte që Sllovakia të renditej përkrah Hungarisë duke sfiduar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën. Blloku po përpiqet të ruajë unitetin kundër agresionit rus në Ukrainë.

Por nëse fiton partia Sllovakia Progresive (SP), vendi do të vazhdonte kursin e politikës së jashtme, duke ruajtur mbështetjen e fortë për Ukrainën, politikat më liberale për çështje si ekonomia e gjelbërt dhe të drejtat për grupin LGBTQ+.

“Tani fjalën e kanë votuesit”, tha kreu i partisë Sllovakia Progresive (SP) Michal Simecka, pasi hodhi votën në në kryeqytetin Bratislavë. Ai është gjithashtu nënkryetar i Parlamentit Evropian.

Zoti Fico postoi një video në Facebook ku shihet duke votuar i shoqëruar nga nëna e tij, duke thënë se shpresonte se do të triumfonte “arsyeja e shëndoshë”, duke aluduar që vendi të mos kalojë nëpër aventura qofshin ato për migracionin apo ushtrinë, siç u shpreh ai.

Asnjëra nga partitë nuk pritet të marrë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Partia që merr më shumë vota do të duhet të formojë një koalicion qeverisës me partitë e treta më të vogla. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 30/09/2023 30/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?