Trupat e tre të vrarëve në Banjskë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarëve.
Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar se trupat e të vrarëve sot i marrin familjarët e tyre.
Ndërkohë, të enjten autopsia e trupave të sulmuesve të vrarë në Banjskë të Zveçanit është kryer mirëpo ata nuk do të iu dorëzohen familjarëve pa u bërë identifikimi shkencor i tyre, shkruan Betimi për Drejtësi.
Aksioni në Bajsnkë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës ku ishte vrarë një polic e plagosur dy të tjerë. Pastaj, Policia kishte vrarë tre të dyshuar ndërsa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Ky aksion është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët dhe nga BE-ja.


