Avokati i kreut të grupit terrorist Milan Radojçiq që sulmuan policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku sot doli para mediave duke e lexuar ka lexuar një letër të nënkryertarit të Listës Serbe, Milan Rajodiçiq.
Në këtë letër, Radojiçiqi pranoi se ka qenë organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës.
Por, ku është Petronijeviq?
Sipas një artikulli të publikuar në Radio Evropa e Lirë Petronijeviq ka qenë “vëzhgues” në zgjedhjet e mbajtura javë më parë nga autoritetet ruse në territoret e pushtuara ukrainase.
Informacioni se Goran Petronijeviq dhe Goran Shimpraga ndodhen në Zaporizhja e publikoi për herë të parë më 10 shtator Dejan Beriq, një shtetas i Serbisë në kanalin e tij në Telegram. Ai luftoi si snajperist në anën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, për të cilin ai po gjykohet në mungesë në Serbi.
“Goran Petronijeviq dhe Goran Shimpraga u gjendën në vendin ‘më të nxehtë’, në Zaporizhja, afër vijës së frontit”, ka deklaruar ndër të tjera në kanalin Telegram Beriq, i cili ndërkohë ka filluar të prezantohet si reporter lufte.
Kujtojmë se përgjatë regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Pejës në Kosovë.
Në atë pozitë, në maj të vitit 2000, ai i ka dënuar 150 shqiptarë të Kosovës me një total prej 1.600 vjetëve burgim nën dyshimet për kryerje të terrorizmit.
Ai është larguar nga pozita e gjyqtarit pas ndryshimeve demokratike të 5 tetorit në Serbi, dhe më pas e ka ushtruar profesionin e avokatit.
Para gjykatës ndërkombëtare, ai i ka përfaqësuar disa klientë nga Serbia, të akuzuar për krime lufte.
Më i famshmi është Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës për krime lufte.


