Një objekt- lokal është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm brenda oborrit të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Rastin e ka konfirmuar tani edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se deri tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë, një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.
Tutje Ahmeti ka shtuar se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.


