KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Shqipëria kundër deklaratës së BE-së, duhet pasqyruar ngjarja e rëndë në veri të Kosovës
Politikë

Rama: Shqipëria kundër deklaratës së BE-së, duhet pasqyruar ngjarja e rëndë në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 12:35 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria do të jetë kundër deklaratës të cilën Bashkimi Evropian e përgatiti për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi, dhe nuk do të ndryshojë qëndrim, derisa BE-ja nuk pasqyron ngjarjet e rënda që ndodhën në veri të Kosovës të dielën, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Rama në konferencë për media të enjten ka thënë se vendimi i Shqipërisë nuk është mirëpritur nga BE-ja.

“Por, nuk do të ndryshojë pa dalë deklarata që ne presim”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se para se të jepte votën kundër, Shqipëria kishte kërkuar nga BE-ja që në deklaratë të reflektohet sulmi në Banjskë të Zveçanit.

“Por, kërkesa është refuzuar, pasi tashmë ‘të gjitha vendet e unionit kishin rënë dakord për deklaratën mbi dialogun Kosovë-Serbi. Për herë të parë, në të paktën 10 vjetët e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së Jashtme të BE-së. Ky fakt ka shkaktuar një përshtjellim”, ka thënë Rama. “Jemi përpjekur që pardje që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit, konkretisht vrasjes e Afrim Bunjakut dhe shpalljen e zisë në Beograd për vrasjen e sulmuesve. Miqtë në Bruksel na kanë shpjeguar se nuk ishte e mundur diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i vendeve anëtare të BE-së i qëndrimit të Borrellit pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, tha Rama.

Ai ka thënë se Shqipëria ka thënë se është domosdosmëri që të publikohej një deklaratë e dytë mbi zhvillimet në Banjskë.

“Na u tha se kjo është e pamundur momentalisht dhe deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë të gjithë mbështetjen e vendeve anëtare të BE. Ky qëndrim ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli. Jemi të keqardhur për këtë, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me zhbalancimin total që deklarata e djeshme shkakton në këtë moment dramatik”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama del me një reagim të ri për situatën në veri të Kosovës: Serbia po i fryn zjarrit të një konflikti të armatosur

Gjithashtu lexoni:

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin
18:40 -15/07/2026
Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?