Qeveria e Kosovës ka ndarë pesë milionë euro për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje.
Me këto masa synohet mbështetja e konsumatorëve familjarë, në veçanti konsumatorët në nevojë si investimi në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.
Pajisjet që do të subvencionohen janë: Pompa termike, kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë.
Aplikimi ështa hapur që nga 22 shtatori dhe vazhdon të jetë i hapur ende.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi ndau edhe gjashtë milionë euro shtesë për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Po ashtu, u ndan mbi 1 milion euro për kompensimin e dëmeve natyrore në bujqësi në 14 komuna.
Ndërkaq, iu dha drita e gjelbër vendimit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë viteve 1998-1999.


