Pas sulmit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak ende vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Duke u bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, këto dy pika kufitare vazhdojnë të jenë të mbyllura në hyrje të Kosovës, që nga e diela kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës u sulmuan nga grupi terrorist në Banjskë.
Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos zyrtari policor Alban Rashiti, e u lëndua një tjetër. Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues serbë që erdhën të organizuar me grupin e tyre nga Serbia.


