KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada e ShBA-së në Prishtinë nderon policin Afrim Bunjaku, uli flamurin në gjysmështizë
Politikë

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë nderon policin Afrim Bunjaku, uli flamurin në gjysmështizë

Kosova News
Kosova News 11:40 -25/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie shtetërore në nderim të Bunjakut, e Ambasada ka thënë se u bashkohet institucioneve në këtë ditë zie.

“Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur sot, 25 shtator, Ditë Zie Kombëtare në Republikën e Kosovës. I bashkohemi institucioneve të Kosovës në këtë ditë zie për humbjen e rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Sot, flamuri ynë në Ambasadën Amerikane është ulur në gjysmështizë për nder të tij”, thuhet në postim.

Sot ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Ndërkohë institucionet për zbatimin e ligjit, Policia e Kosovës dhe Prokuroria po vazhdojnë edhe sot angazhimet në veri të vendit dhe janë duke i lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se ka armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me sulmin terrorist ku mbeti i vrarë një polic.

Vazhdojnë kërkimet në veri, Policia e Prokuroria po i lokalizojnë disa shtëpi dhe automjete në të cilat dyshohet se ka armatim

Gjithashtu lexoni:

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?