Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se kjo komunë ka investuar 53.256 euro në Kabinete Teknologjike, për shkollën profesionale, kabinetit të informatikës në SHMLP “Andrea Durrsaku”.
13 Laptopa, 13 kompjuterë, 2 projektorë dhe mjete të tjera përcjellëse, janë disa nga investimet të cilat janë dhuruar për shkollat e Kamenicës nga shkolla kantonale Wil-Uzvil..
Tutje shton se premtimet janë duke i mbajtur dhe ato kanë filluar të ndodhin ku dhe po shënojnë rritje rekorde duke prekur të gjitha departamentet e kësaj komune.


Postimi i plotë:
Ditën sot e nisëm me një investim mjaft të rëndësishëm për shkollën profesionale. Kabintetit të informatikës në SHMLP “Andrea Durrsaku” iu shtuan edhe 15 kompjuterë? në inventarin e saj, investim ky nga komuna.
?13 Laptopa, 13 kompjuterë, 2 projektorë dhe mjete të tjera përcjellëse janë dhuruar për shkollat e Kamenicës nga shkolla kantonale Ëil-Uzvil.
?Ashtu edhe siç kemi premtuar ndryshimet kanë filluar të ndodhin. Investimet këtë vit janë duke shënuar rritje rekorde, duke prekur kështu të gjitha digasteret në komunën tonë.
Sigurisht se këto nuk do të jenë investimet e vetme për ndryshim, projekte të mëdha e presin këtë shkollë dhe të gjitha shkollat e tjera të komunës tonë.
Falënderoj drejtorin Afrim Dërvishi për kontributin e dhënë.


