Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Prezantim i rremë’.
Në një njoftim të policisë, thuhet hetuesit policor, kanë ndërmarrë veprime hetimore e operative që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit; B. M. 20 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi dyshime të bazuara pasi i dyshuari ka telefonuar disa herë në linjë emergjente që ka tentuar ti vë në lajthim policinë duke u lajmëruar rrejshëm si ankues, po ashtu është prezantuar rrejshëm edhe si person zyrtar”, thuhet në njoftim.
Tutje vazhdon njoftimi se pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.


