KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shahini: Brenda vitit mbyllen mbi 2 mijë biznese, pasivizohen edhe më shumë
Ekonomi

Shahini: Brenda vitit mbyllen mbi 2 mijë biznese, pasivizohen edhe më shumë

Kosova News
Kosova News 13:44 -23/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kosovë çdo vit pothuajse mbyllen mbi 2 mijë biznese, përderisa numri i atyre që pasivizojnë biznesin e tyre është trefish më i madh. Kështu thotë përfaqësuesi i bizneseve, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Fuqia e ashpër konkurruese, mos-mbështetja financiare shtetërore, politikat e ashpra fiskale, janë disa nga shkaqet që çojnë deri te mbyllja e një biznesi. Kështu thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Ai thotë se në tregun e ndërmarrësisë në Kosovë, në nivel vjetor, pothuajse hapen mbi 8 mijë biznese të reja, përderisa mbyllen mbi 2 mijë të tjera, dhe shton ai se numri i atyre që pasivizojnë aktivitetin biznesor për arsye të ndryshme, është trefishi i mbylljes së bizneseve zyrtare.

“Nëse marrin një periudhë 10 vjeçare, brenda 10 vjetësh janë mbyllur mbi 60 mijë kompani në sektorë të ndryshëm. Ose, nëse merret parasysh numri i të punësuarve në ato kompani që janë më shumë se 2 apo 3 punëtorë, është numër tejet i lartë që kanë mbetur pa punë. Por, kjo nuk do të thotë që kompanitë e mbyllura nuk kanë filluar një aktivitet tjetër dhe nuk kanë punësuar punëtorë në ndonjë aktivitet tjetër. Prandaj, asnjëherë nuk mund të dimë saktë numrin e mbylljes së kompanive dhe operatorëve ekonomikë për arsye se procedurat e mbylljes janë tepër të vështira”, tha ai, shkruan RTKlive.

Shahini përmend edhe fakte kur kompani nga Kosova tashmë operojnë në vende të tjera me sukses, për shkak që shtetet e tjera u kanë ofruar privilegje.

“Mungesa e punëtorëve është tashmë evidente dhe mos mbështetja e institucioneve shtetërore ndaj operatorëve të ndryshëm. Ne kemi operator ekonomik që është mbyllur në Kosovë dhe është shkuar në shtete të tjera ku edhe ka bërë mrekulli atje dhe ka me qindra të punësuar për arsye të politikave të tyre zhvillimore, arsye tjetër është se shtetet e tjera bizneset i mbështesin financiarisht dhe i lirojnë nga tatimet për një kohë dhe të gjitha këto janë privilegje”, theksoi ai.

Në një publikim të fundit, Instituti GAP, theksonte se vetëm në periudhën 3 vjeçare, janë mbyllur mbi 33 mijë biznese. Sipas raportit të publikuar, shumica prej tyre kanë qenë në pronësi të burrave.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 23/09/2023 23/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?