KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Erdogani thotë se nuk pajtohet me “qasjen negative” të liderëve të tjerë ndaj Putinit
Botë

Erdogani thotë se nuk pajtohet me “qasjen negative” të liderëve të tjerë ndaj Putinit

Kosova News
Kosova News 21:17 -21/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Tayyip Recep Erdogan, tha të enjten se nuk pajtohet me qasjen, siç e quajti ai negative, të liderëve të tjerë botërorë ndaj presidentit rus Vladimir Putin, sipas televizionit shtetëror turk.

Duke folur para gazetarëve në Nju Jork pasi mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Erdogani tha se Rusia nuk është një vend i cili mund të nënvlerësohet dhe e përsëriti se ka shpresa se marrëveshje e Detit të Zi për eksportimin e drithërave mund të ringjallet.

“Liderët dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit. Natyrisht, ne nuk e mbajnë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Mua nuk më duken në rregull këto qasje, sepse Rusia nuk është vend i zakonshëm”, tha Erdogani.

 “Rusia e ka një vend të qartë, qoftë në me sipërfaqen e saj, qoftë me pozicionin në botë. Sa i përket prodhimit të drithërave, Rusia është ndër vendet e pakta në botë [që prodhon] tani. Tani, nuk mund ta nënvlerësoni një vend të tillë”, shtoi ai.

Turqia, një aleate e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira edhe me Moskën edhe me Kievin qëkur Rusia e pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Ajo i ka dhënë përkrahje ushtarake Ukrainës dhe e ka ngritur zërin për integritetin e saj territorial, por, në të njëjtën kohë, i ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë në parim.

Ankaraja është duke punuar për ta bindur Rusinë të kthehet në të ashtuquajturën “Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi”, arritjen e të cilës e ndërmjetësoi bashkë me Kombet e Bashkuara vitin e kaluar.

Pasi tërheqja e Moskës i dha fund mbrojtjes njëvjeçare të eksportimit të drithërave nga portet e Ukrainës në kohë lufte, Erdogani tha se do të punonte me Putinin, me të cilin ka lidhje të mira personale, për ta ringjallur marrëveshjen, duke iu bërë thirrje vendeve të Perëndimit ta bëjnë pjesën që u takon.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 21/09/2023 21/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?