Tre serbëve të arrestuar për “krime lufte kundër popullatës civile” u janë caktuar 30 ditë paraburgim.
Njëri prej avokatëve të të pandehurit ka deklaruar para mediave të enjten se klienti i tij akuzohet për krime, por nuk është e qartë se për çka bëhet fjalë.
Sipas avokatit, kërkesa për paraburgim është “krejtësisht e kundërligjshme, e paqartë dhe joprofesionale”, derisa ka shtuar se njëri prej të arrestuarve ka probleme shëndetësore.
Ata janë arrestuar gjatë së mërkurës.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se është në kontakt me autoritetet e Kosovës për të pasur më tepër informacion mbi arrestimin e tyre.


