KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arsenali mposht PSV-në me rezultat të thellë
Sport

Arsenali mposht PSV-në me rezultat të thellë

Kosova News
Kosova News 23:15 -20/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Arsenali e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tyre në Ligën e Kampionëve, teksa kanë mposhtur ekipin holandez, PSV Eindhoven me rezultat të thellë 4-0.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutat e parë të ndeshjes  më saktësisht në minutën e tetë, nëpërmjet Bukayo Saka, i cili u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur për t’ia dhuruar ekipit të tij epërsinë prej 1-0.

Ata nuk u ndalën pas këtij goli të shënuar dhe e gjetën rrugën e rrjetës përsëri kësaj radhe me Leandro Trossard, i cili me një goditje të fuqishmë në cepin e djathtë të portës kundërshtare arrin të shënojë për 2-0.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Gunners arrijnë të shënojnë për 3-0, kësaj radhe me brazilianin Gabriel Jesus, i cili shfrytëzon një asistim të bukur nga belgu Trossard.

Me këtë rezultat (3-0) përfundon edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin pothuajse të dorëzuar për shkak të rezultatit të lartë dhe Arsenali e pati kontrollin total të ndeshjes.

Fillimisht, Jesus pati një rast të artë shënimi në minutën e 62-të, por goditja e tij përfundon afër shtyllës së majtë të kundërshtarëve.

Golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje, e shënoi kapiteni Martin Odegaard në minutën e 70-të të takimit, duke vulosur fitoren 4-0.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit,të dyja ekipet patën rastet e tyre për shënim por rezultati mbeti i paprekur dhe kështu Arsenal mori fitoren e parë pas më shumë se gjashtë vitesh mungesë në këtë garë.

Gjithashtu lexoni:

Ronaldo “vishet me ar”! Kontrata e çmendur me Al Nasr, 550,000 euro paga ditore, aksione e avion privat

Alonso vendosi të eksperimentojë me Alexander-Arnoldin kundër RB Salzburg

115 akuza ndaj Man Cityt – një skenar i tmerrshëm mund të ndodhë

Legjenda angleze me fjalë të mëdha për Liam Delap, e krahason me Didier Drogban

Rashford mund të përfundojë te rivali i Man Utd në Ligën Premier

Kosova News 20/09/2023 20/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë
12:35 -27/06/2025
Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh
12:33 -27/06/2025
5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin
12:30 -27/06/2025
Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit
12:27 -27/06/2025
Irani nis spastrimet në ushtri, arrestohen ushtarakët e dyshuar për spiunazh
12:25 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?