KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Vitia vizitojnë ShSKUK-në
Shëndetësi

Kurti e Vitia vizitojnë ShSKUK-në

Kosova News
Kosova News 18:31 -20/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) me ç’rast takuan Drejtorin e këtij institucioni, Elvir Azizi dhe Drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta Teknike dhe Administrative, Mentor Zejnullahu.

Kurti tha se gjatë kësaj periudhe janë evidente rezultatet dhe kontributi i shtuar, dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë në përkrahje të plotë me qëllim të përmbushjes së objektivave në të ardhmen.

Në këtë takim, krahas hartimit të statutit të ri të ShSKUK-së dhe QKUK-së që do të avancojë edhe më tej shërbimet shëndetësore, kryeministri Kurti u njoftua rreth punës në drejtim të përmirësimeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, projekteve të reja të cilat planifikohen të realizohen, sa i përket ndërtimit dhe renovimit të disa klinikave brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si dhe investimeve në spitalet e përgjithshme regjionale me qëllim të rritjes së përformancës.

Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi foli për ecurinë e realizimit të planit të Qeverisë në fushën e shëndetësisë dhe për transformimin infrastrukturor të disa klinikave që do të rrisin gamën e shërbimeve dhe do të përmirësojnë kushtet për qytetarët. Ai paraqiti një analizë të përgjithshme të gjendjes infrastrukturore, resurseve njerëzore dhe pajisjeve mjekësore në klinikat QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Aty u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me ekspertë të jashtëm, sidomos në degët deficitare me qëllim të përfitimit nga përvoja e shteteve me sistem të avancuar shëndetësor. Temë e posaçme ishte edhe ngritja e trupave profesionale, konsiliumet mjekësore në klinika, si dhe të mekanizmave monitorues me qëllim të mbarëvajtjes së proceseve dhe respektimit të orarit të punës, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Gjithashtu lexoni:

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së

Moti sot me diell dhe vranesira të shperndara

Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

Kosova News 20/09/2023 20/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
14:46 -18/06/2025
Prizren: Arrestohet edhe një person lidhur me aksionin kundër degradimit të mjedisit
14:28 -18/06/2025
Gruaja goditet nga vetura në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, dërgohet në spital
14:05 -18/06/2025
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
13:42 -18/06/2025
Khamenei: Izraeli do të paguajë për gabimet e veta, Irani nuk dorëzohet
13:17 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?