24 orë pasi ushtria e Azerbajxhanit nisi një ofensivë në Nagorno-Karabakh, forcat etnike-armene kanë rënë dakord për armëpushim pas propozimit të Rusisë, shkruan BBC.
Një nga kërkesat kryesore që forcat e Karabakut kanë pranuar është propozimi për çarmatim të plotë.
Rreth 120 mijë armenë etnikë jetojnë në enklavën e Kaukazit Jugor, e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Tre vjet më parë, Azerbajxhani rimori zonat në dhe rreth Karabakut dhe të martën kërkoi dorëzim të plotë.


