KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shahini: Kosova mund të jetë një nga vendet që mund të shesë thëngjill në Gjermani
Ekonomi

Shahini: Kosova mund të jetë një nga vendet që mund të shesë thëngjill në Gjermani

Kosova News
Kosova News 11:17 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova mund të jetë një nga vendet që mund të shesë thëngjill në Gjermani. Kjo për shkak se këta të fundit nga 1 gushti nuk do të blejnë më as gaz e as thëngjill nga Rusia.

Krerë të odave të ekonomisë në Kosovë këtë situatë po e shohin si një mundësi mjaft të mirë për Kosovën. Por, problem mbeten kapacitetet prodhuese e eksportuese.

Gjermania ka paralajmëruar se nga 1 gushti nuk do të blejë më thëngjill nga Rusia. Ky sipas Kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, është një rast i mirë për Kosovën, pasi që ai konsideron se Kosova mund të jetë një nga shtetet që mund ta furnizojë Gjermaninë me thëngjill.

“ Në rast se Gjermania nuk merr më gaz dhe thëngjill nga Rusia, gjasat janë që Kosova të jetë një nga shtetet që do të eksportojë thëngjill, sepse rezervat e thëngjillit të Kosovës janë aq të mëdha sa që për 600 vjetët e ardhshëm do të ketë rezerva të mjaftueshme. Qeveria e Kosovës duhet të jetë këtu shumë fleksibile, t’ua ofrojë këtë mundësi të shfrytëzimit të thëngjillit të Kosovës shteteve në Ballkan, por edhe shteteve të tjera, në mënyrë që të kalohet kriza”, tha ai.

Shahini shtoi se në mungesë të shitjes së energjisë së gatshme, Kosova ka mundësi të shesë thëngjill për energji në shumë shtete të Evropës.

Ndërkaq, Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se Kosova ka mundësi të madhe të ketë më shumë eksport në BE si rezultat i gjendjes aktuale dhe luftës në Ukrainë. Megjithatë, u shpreh se kjo varet nga kapacitetet prodhuese dhe eksportuese.

 “Është një problem që ne kemi sidomos për shkak të transportit, linjën hekurudhore që është pengesë për transportet tona ndërkombëtare. Megjithatë, Kosova ka mundësi shumë të mëdha në këtë drejtim të këtë eksport të thëngjillit e edhe produkteve të tjera në Evropë si rezultat i kërkesës të jashtëzakonshme të tyre, por edhe interesit të tyre që të zhvendoset nga Azia dhe vendet prodhuese në vendet pro perëndimore”, tha Krasniqi.

I pari i Odës së Afarizmit po ashtu tha se në vazhdimësi janë duke u takuar me organizata gjermane, të cilat kanë kërkuar më shumë të dhëna për mundësitë që të importohet nga Kosova. Kujtojmë se Kosova është vendi i pestë në botë për rezerva të thëngjillit.   

Gjithashtu lexoni:

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?