Një qytetar nga komuna e Pejës është prangosur pasi që ka kërcënuar dy zyrtarë policor, të cilët paraprakisht i kishin shqiptuar një gjobë për thyerjen e rregullave në trafik.
Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur në orët e mbrëmjes, më saktësisht në ora 20:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur verbalisht dy zyrtarët policor meshkuj kosovar gjersa zyrtarët policor ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për një kundërvajtje në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/


