KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë
Botë

Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 16:47 -17/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë me grupin mediatik gjerman Funke, të botuar të dielë.

“Ne të gjithë dëshirojmë një paqe të shpejtë”, tha zoti Stoltenberg, “por në të njëjtën kohë, nëse presidenti Zelenskyy dhe ukrainasit e ndalojnë betejën, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më”.

Ndërkohë, herët të dielën Rusia vuri në shënjestër rajonin Odesa të Ukrainës me një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa, duke goditur një objekt bujqësor, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në aplikacionin e mesazheve Telegram. Shkalla e dëmtimeve nuk u bë e qartë menjëherë.

Gjithashtu të dielën, Ukraina ndërmori sulme me dronë në Krime dhe Moskë. Një zyrtar rajonal i Krimesë tha se një dron goditi një rezervuar karburanti, duke shkaktuar një zjarr që u shua më vonë. Ndërsa dronët mbi Moskë ndërhynë në trafikun ajror mbi kryeqytet.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të dielën në raportin e përditshëm mbi agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës se ushtria ruse ka gjasa ta përforcojë mbrojtjen e saj rreth qytetit të pushtuar Tokmak në Ukrainën jugore.

Qyteti Tokmak është 16 kilometra larg vijës së frontit dhe po përdoret për t’u bërë një “nyje” e linjës së dytë kryesore të mbrojtjes së Rusisë.

Përqendrimi i vëmendjes tek mbrojtja e qytetit “ka të ngjarë të tregojë shqetësimin e Rusisë në rritje për depërtimet taktike të Ukrainës në vijën kryesore të mbrojtjes në veri”, thuhet në raportin britanik.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 17/09/2023 17/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?