KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia amerikane duhet ta dëmshpërblejë 50 mijë dollarë personin që paralajmëroi shoferët për radarët
Auto

Policia amerikane duhet ta dëmshpërblejë 50 mijë dollarë personin që paralajmëroi shoferët për radarët

Kosova News
Kosova News 21:19 -14/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Shtetit të Delaware duhet t’i paguajë 50 mijë dollarë (47 mijë euro) një burri që ngriti një padi federale pasi oficerët e policisë shkelën të drejtën për të paralajmëruar shoferët për kamerat e shpejtësisë.

Bëhet fjalë për Jonathan Guessford (54), i cili pretendon se policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme kur ka ndërhyrë teksa qëndronte buzë rrugës dhe mbante një kartë ku shkruhej “Radar përpara”. Pas një debati të ashpër, oficerët e policisë hoqën bllokun e shënimeve të Guessford dhe më pas e lanë të ikte ndërsa u tregoi gishtin e mesit kur doli nga Subaru Forester.

Megjithatë, policia e ka ndjekur dhe e ka ndaluar për “gjeste të papërshtatshme”, por një kamerë e vendosur në veturën e policisë ka regjistruar një bisedë mes policëve që dëshmon se ata e dinin se nuk kishte bazë për dënim.

“Nuk kemi asnjë bazë t’i shkruajmë një dënim, do të pushohet”, tha një nga punonjësit e policisë.

Në një përpjekje për të kapur Guessford, oficeri voziti me 100 mph (më shumë se 160 km/h) në një zonë kufi me shpejtësi 55 mph (më shumë se 88 km/h). Më pas oficerët kërcënuan Guessford se do t’i rezistonte akuzave të arrestimit dhe u përpoqën të e trembin duke i thënë se do t’ia tërheqin veturën dhe do të thërrisnin shërbimet sociale që të vijnë të marrin djalin e tij që ishte në makinë me të.

“Nuk është kërcënim, por premtim”, tha polici.

Akuzat kundër Guessford u hodhën poshtë, por ai vendosi të bënte një hap më tej dhe paditi Departamentin e Policisë së Delaware, duke pretenduar se oficerët e penguan atë të zhvillonte një protestë të ligjshme dhe paqësore. Padia është ngritur në shkurt të këtij viti edhe pse ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2022.

Procedurat disiplinore u nisën kundër oficerëve pas një hetimi të brendshëm dhe Guessford do të paguhet 47 mijë euro si dëmshpërblim.

Në fillim të këtij viti, u raportua se oficerët e policisë së Connecticut shkruan më shumë se 26 mijë dënime të pabaza për të përmbushur kuotat e tyre.

Vitin e kaluar, policisë në Menifee, Arkansas iu ndalua lëshimi i biletave të shpejtësisë për një vit pasi u përcaktua se gjysma e të ardhurave të qytetit vijnë nga biletat e shpejtësisë. Sipas ligjit, të ardhurat nga kundërvajtjet në trafik nuk mund të jenë më shumë se 30 për qind.

Gjithashtu lexoni:

Fundi i një epoke, Golfi dikur i pakontestueshëm – tani po ‘zhduket’ në heshtje nga skena

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram

Volkswagen po ndërpret emërtimet e modeleve elektrike me shifra apo shkronja

Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi

Kosova News 14/09/2023 14/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?