KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, ngarkohet me gjashtë akuza – edhe për racizëm
Siguri

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë, ngarkohet me gjashtë akuza – edhe për racizëm

Kosova News
Kosova News 15:00 -14/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy ditë pas përfundimit të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj rumunëve. Kështu, kanë raportuar të enjten mediumet rumune.

Rumania e mposhti Kosovën 2:0 në Bukuresht, por ndeshja u ndërpre në pjesën e parë për 50 minuta për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi” të shpalosur nga huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolori”.

Gazeta rumune “GSP” shkruan se UEFA tashmë ka nisur hetimet jo vetëm për thirrjet “Serbia, Serbia”, mesazhit “Kosova është Serbi”, por edhe mesazhit “Bessarabia është Rumania”. Këto mesazhe bën që ekipet të largohen nga fusha dhe pas 50 minutave të rifillojë ndeshje.

Në Rumani e kishin më se të qartë se ky skandal do të ketë pasoja të mëdha. Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi arbitri nga Franca, Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, paraqitën raportin në bazë të cilit Shtëpia Evropiane e Futbollit tashmë ka nisur hetimet.

Komisioni disiplinor i UEFA-s tashmë është mbledhur në Nyon dhe ka nisur me procedurat disiplinore, të cilat pritet të publikohen javën e ardhshme.

Federata e Futbollit të Rumanisë ngarkohet me gjashtë akuza dhe krahas dënimit nga UEFA, pritet të marrë edhe një gjobë të majme. Akuzat për të cilat ngarkohen rumunët janë: Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumania”), sjellje raciste, ndezje të fishekzjarrëve, hedhje të gjësendeve në fushë dhe bllokim të zonave të qasjes publike.

Sipas gazetës rumune, tri akuzat e para do të ngarkohen me dënime të ashpra nga UEFA. Madje, thuhet se në federatën rumune presin që dy ndeshjet e ardhshme t’i luajnë pa shikues krahas gjobës me të holla.

“Tri të parat janë më të rrezikshmet për ne. Nëse shpallen fajtorë, rrezikojmë të luajmë me dyer të mbyllura, pa spektatorë, kundër Andorrës më 15 tetor, madje edhe Zvicrës më 21 nëntor, ndeshjen e fundit të kampanjës për Kampionatin Evropian në Gjermani”, ka shkruar gazeta rumune. “Kosovarët do të donin të zbatonin në mënyrë ekstreme nenin 14 të rregullave të UEFA-s, që lidhet me racizmin, dhe të konsideronin mjetin e fundit, rezultatin zyrtar 0:3 në tavolinë”.

Megjithatë, opsioni i humbjes së ndeshjes me rezultatin zyrtar është përjashtuar për faktin se dueli në Bukuresht rifilloi dhe Kosova u mposht me rezultatin 2:0. Ndërkohë, ditën e djeshme Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), nëpërmjet një reagimi ka bërë të ditur se krahas UEFA-s, do të ankohen edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për brohoritjet nacionaliste, pankartat dhe gjuhën e urrejtjes të shprehur nga tifozët e kombëtares së Rumanisë.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 14/09/2023 14/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?